Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Zyra për Integrim Evropian

Zyra për Integrim Evropian

Roli dhe përgjegjësitë e Zyrës për Integrime Evropiane në kuadër të MSH-së


Zyra për Integrim Evropian (ZIE) funksionon në kuadër Ministrisë se Shëndetësisë.

Kjo zyrë është përgjegjëse për bashkërendimin e të gjitha aktiviteteve me Agjencinë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian –Zyra e Kryeministrit (AKZHIE- ZKM), me qëllim të përmbushjes së detyrave që ndërlidhen me procesin e Integrimit Evropian dhe obligimeve që dalin nga Partneriteti Evropian.

Zyra është përgjegjëse për koordinimin dhe monitorimin e çështjeve që ndërlidhen me agjendën evropiane me qëllim të adresimit të Prioriteteve dhe Sfidave të cilat dalin nga Raporti i Progresit.

Zyra siguron raportim sipas afateve për veprimet të cilat janë në kuadër të prioriteteve të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) si dhe dokumente të tjera strategjike, në kuadër të procesit të Integrimit Evropian dhe agjendës së zhvillimit.

Ne bashkëpunim të ngushtë me AKZHIE-në  vepron si Sekretariat për organizimin e takimeve sektoriale, grupeve punuese dhe të gjitha aktiviteteve të tjera në kuadër të Procesit të Stabilizim Asocimit.

Ne bashkëpunim të ngushtë me AKZHIE-në, ZIE është përgjegjëse për koordinimin e angazhimeve në kuadër te Asistencës Financiare të BE-së ( IPA Nacionale dhe ajo Shumëpërfituese, IPF, Twinning, etj.)

ZIE aktualisht funksionon me dy zyrtarë:  Zyrtari për Integrim Evropian si dhe Zyrtari i Larte për Programimin e IPA-s

Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën 2009

 
Reklama