Prioritetet
E Hënë 10 Gusht 2009 20:32
Ministria e Shëndetësisë mbështet realizimin e qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore të Kosovës, sipas planit strategjik 2010 -2014: Përmes Strategjisë, do të arrihen këto objektiva strategjike prioritare: Me këtë Objektivë synohet ulja e shkallës së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë përmes ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore në vend sipas standardeve bashkëkohore për të gjithë qytetarët. Përmirësimi i menaxhimit të resurseve ekzistuese dhe cilësisë së shërbimeve Ekziston një nevojë për përmirësimin e menaxhimit të institucioneve shëndetësore dhe të koordinimit në mes tyre. Sektori i shëndetësisë përbëhet nga shumë institucione të veçanta të cilat, në mënyrë që të sigurojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore efektive, duhet të funksionojnë si një sistem i integruar. Një kusht fundamental është një qartësi më e madhe e roleve dhe përgjegjësive të institucioneve që do të ndihmonte në eliminimin e konfuzionit, ngritjen e llogaridhënies dhe përmirësojnë eficiencën. Funksionalizimi, riorganizimi dhe plotësimi i infrastrukturës ekzistuese të sistemit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore në përputhje me standardet Evropiane Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore kërkon një plan të shpërndarjes të institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Implementimi dhe zhvillimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISh). Intervenimi në SISh-in do të jetë i orientuar në një sistem që mbledh, analizon, ruan dhe shpërndan informatat me kohë në një formë të standardizuar, sistem ky i dobishëm për vendimmarrje në kujdesin shëndetësor dhe për organizimin e kujdesit shëndetësor në të gjithë nivelet: KPSh, KDSh, KTSh dhe nivelin Qendror (Ministria e Shëndetësisë (MSh). Krijimi i sistemit të qëndrueshëm të financimit për sektorin e shëndetësisë Të krijohet një mekanizëm fillestar për mbledhjen e të hyrave të dedikuara për shëndetësinë, duke synuar zhvillimin e një sistemi të financimit të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm për mbulimin e Listës së shërbimeve themelore të kujdesit shëndetësor, të ofruar në bashkëpunim në mes sektorit publik dhe privat Periudha e ardhshme 5 vjeçare, 2010 - 2014, do të jetë një vazhdimësi e avancuar e arritjes së vizionit duke ndikuar në zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rrugëtimin e sistemit shëndetësor të Kosovës drejt standardeve bashkëkohore. |
Menya kryesoreDepartamentetProjektetSpitalet RajonaleGripiPër MinistrinëProfesionistëtVeprimtaria private |
English (United Kingdom)
Serbian (Latin)


