Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ Lajme \ Kumtesa \ Emiratet e Bashkuara Arabe shprehin gatishmëri për të ndihmuar shëndetësinë kosovare
Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Emiratet e Bashkuara Arabe shprehin gatishmëri për të ndihmuar shëndetësinë kosovare

E Premte 01 Qershor 2012 13:41



Gjatë takimi me Ministrin Agani,  eksperti i njohur nga EBA , dr. Mazen Al Hajri  ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar nëpërmjet sigurimit të implanteve kohleare të domosdoshme për trajtimin e shurdhimit tek fëmijët deri në moshën pesë vjeçare si dhe tek të rriturit dhe disa projekteve të tjera në QKUK


Ministri i Shëndetësisë  i Republikës së Kosovës, prof. Dr. Ferid Agani priti sot në takim prof. dr. Mazen Al Hajri , ekspert botëror i sëmundjeve të veshit dhe autoritet publik në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë bisedës në këtë takim, dr. Mazen ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar shëndetësinë kosovare nëpërmjet sigurimit të implanteve kohleare të domosdoshme për trajtimin e shurdhimit tek fëmijët deri në moshën pesë vjeçare si dhe tek të rriturit, pajisje këto shumë të shtrenjta të cilat Ministria e Shëndetësisë nuk është në gjendje t’i sigurojë nga buxheti i saj.
Dr. Mazen, po ashtu, u zotua për themelimin e Qendrës së specializuar për trajtimin e problemeve të dëgjimit  në Klinikën e ORL-së të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe për sigurimin e donacioneve për ndërtimin e disa institucioneve të kujdesit terciar në QKUK.
Ministri Agani falënderoi dr. Mazen për angazhimet e tija për të ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe përmes tij i bëri ftesë homologut të tij, Ministrit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, që ta vizitojë Kosovën.  
 

Share/Save/Bookmark
 
Reklama