Parimet e kujdesit shëndetësor



Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese:

  • Barazia
  • Cilësia
  • Ndershmëria dhe përgjegjësia
  • Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi
  • Financimi i qëndrueshëm
  • Financimi kosto-efektiv
  • Bashkëfinancimi

Barazia:

a.
Trajtimi korrekt i qytetarëve bazuar në ligj dhe rrespektimi i plotë i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut, të përcaktuara me konventa ndërkombëtare;

b.
Sigurimi i qasjes së plotë të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë qytetarët, duke siguruar për personat me aftësi të kufizuara, një qasje të lehtë fizike të kujdesit shëndetësor;

c.
Shpërndarja e drejtë e burimeve të kujdesit shëndetësor duke u bazuar në gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në procesin e organizimit dhe zhvillimit të burimeve të kujdesit shëndetësor në punë, trajnim dhe edukim, licencim, udhëzime etike dhe në mbrojtje të shfrytëzuesve të shërbimeve.
Ndershmëria dhe përgjegjësia: Përdorimi i ndershëm dhe me përgjegjësi i mjeteve financiare publike, si dhe ushtrimi transparent i kompetencave gjatë zbatimit të kujdesit shëndetësor.
Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi: Kujdes shëndetësor i barabartë për të gjithë qytetarët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike gjendjes sociale, statusit pronësor, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
Financimi i qëndrueshëm: Parandalimi i rrezikut financiar për qytetarët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Financimi/kosto-efektiv:

a.
Mbështetje financiare me sigurim të modalitetit të kombinuar përmes buxhetit të Kosovës dhe buxheteve të komunave, pagesave të qytetarëve dhe punëdhënësve në Fondin e sigurimeve shëndetësore dhe agjensionet e tjera të sigurimeve, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit dhe solidaritetit, si dhe pagesave të drejtëpërdrejta të qytetarëve gjatë shfrytëzimit të kujdesit shëndetësor;

b.
Shfrytëzimi racional dhe efikas i burimeve, mbikëqyrja, dhe kontraktimi I shërbimeve si model themelor i marëdhënieve financiare.
Bashkëfinancimi: Parandalimi i shfrytëzimit të panevojshëm të shërbimeve shëndetësore dhe përkrahja e sistemit të referimit. Institucionet e Kosovës , personat juridikë, qytetarët, institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të tyr e marrin masat e nevojshme për sigurimin dhe zbatimin e parimeve të kujdesit shëndetësor. Kuvendi i Kosovës në propozim të Qeverisë miraton politika zhvillimore në shëndetësi.
Qeveria e Kosovës, merr të gjitha masat të përcaktuara me ligj për sigurimin dhe ekzekutimin e veprimeve të duhura me qëllim zbatimi dhe mbrojtjeje të të drejtave të qytetarëve si shfrytëzues të kujdesit shëndetësor.

c.
Numri i punëtorëve:
Në Ministri janë të punësuar: 120 punëtorë
Në shëndetësinë sekondare dhe terciare( spitalet rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare) janë të punësuar: 7516 punëtorë
Këtu përfshihen edhe Agjensioni Kosovar për produkte medicinale,Shëndeti mendor dhe Banja e Pejës