Fushëveprimi



(I)
Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jo diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;

(II)
Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë dhe në lëmin e mbrojtjes së mjedisit për nxitjen e zhvillimit koherent të politikës për shëndetësi dhe mbrojtjen e mjedisit;

(III)
Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare;

(IV)
Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës;

(V)
Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë;

(VI)
Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesinshëndetësor dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjegjësinë e kësaj ministrie;

(VII)
Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit;

(VIII)
Krijon politikën, zbaton ligjet dhe mbikëqyr aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit duke përfshirë edhe resurset e ujit, ajrin, tokën dhe biodiversitetin;

(IX)
Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore dhe mbrojtjen e mjedisit;

(X)
Monitoron dhe konstaton gjendjen e mjedisit, në veçanti ndikimin e veprimtarisë industriale, të shërbimeve publike dhe të veprimtarisë ekonomike, meqë ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit;

(XI)
Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor dhe të mjedisit për të ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit;

(XII)
Krijon politikën për menaxhimin e resurseve të ujit dhe mbikëqyr implementimin e tyre;

(XIII)
Përkrah zhvillimin, implementimin dhe transferimin e teknologjive të pastra;

(XIV)
Në bashkëpunim me ministritë tjera përkatëse, identifikon fushat që duhet mbrojtur për të mirën e popullatës, krijon politikën dhe implementon masa për ruajtjen dhe administrimin e tyre;

(XV)
Siguron inkorporimin e planit hapësinor mbarëkosovar në politikën dhe programet e Qeverisë dhe mbikëqyr implementimin e tyre nga autoritetet përkatëse dhe

(XVI)

Ministria e Shëndetësisë ka këto përgjegjësi:

  • Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jodiskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;
  • Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin koherent të politikës për shëndetësi;
  • Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare;
  • Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës;
  • Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë;
  • Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin shëndetësor nën përgjegjësinë e kësaj ministrie;
  • Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin;
  • Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore;
  • Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor për ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë;