Central Board of Specialist Education



Njoftim

Luten specializantët e kategorive B dhe C (vollunter), të drejtohen në Ministrinë e Shëndetësisë për të nënshkruar aneks-kontratën për subvencionim financiar të specializimit të tyre.

Specializantët të paraqiten nga data 20 deri 24 shkurt 2017, duke filluar nga ora 09:00 deri në 12:00 në zyrën 025 të MSH-së.

Specializantët duhet të sjellin me vete:

  1. Vendimin e specializimit (kopje)
  2. Letërnjoftimin (kopje)
  3. Numrin e xhirollogarisë bankare (kopje)
  4. Vërtetimin e trustit pensional të paktën për periudhën 6 mujore
  5. Vërtetimin nga ATK

 

Njoftim

Bordi Qendror për Shkollim Specialisitik ( BQSHS), në mbledhjen e mbajtur me datën 27.01.2017 mori vendim që të publikohen rezultatet për konkursin e specializimeve të dates 05.10.2016, për ndarjen përfundimtare të llojeve të specializimeve në bazë të rezultateve sipas radhitjes në listë.

05-599 Rezultatet për konkursin e specializimeve të dates 05.10.2016 -2

 

Njoftim

Prishtinë, 17 janar 2017

Intervista për kandidatët të cilët kanë aplikuar për specializim nga Kujdesi Parësor Shëndetësor- lëmia Mjekësi Familjare, do të mbahet me datë 27 janar 2017, nga ora 10 –  Zyra 025 –MSH.

Njoftim

Prishtinë 16 janar 2017

Për intervistimin në lëmin e Mjekësisë Familjare kandidatët do të njoftohen shumë shpejtë, derisa për lëmit tjera klikoni si më poshtë:

Njoftim për orarin e intervistimit për kandidatët e konkursit të specializimeve – 16 janar 2017

 

Njoftim

05-8072-vendim-i-bqshs-per-shtimin-e-numrit-per-ndarjen-specializimeve-

Njoftim-Konkurs

Prishtinë, 25. 11. 2016

05-Konkurs për ndarje të specializimeve

 

Njoftim

Luten të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar ndarje të specializimit në konkursin e fundit, të vijnë të nënshkruajnë kontratat e specializimit.

Orari i nënshkrimit të kontratave:

  1. Për specializantët voluntar, e hënë datë 31 tetor 2016 në MSh, zyra 025.
  2. Ndërsa, specializantët me financim të MSh-së, e martë 01 nëntor 2016, në MSh zyra 025, (të cilët duhet t’i sjellin në kopje kartelën e bankës dhe letërnjoftimin)

 

Njoftim

Luten specializantët (si më poshtë), të cilët kanë nënshkruar aneks kontratat t’i sjellin edhe xhirollogarinë e bankës.

  • Berat Krasniqi,
  • Besim Neziri,
  • Kushtrim Aliu,
  • Merite Demiri,
  • Nora Aliu,
  • Saranda Belegu,
  • Shkumbin Rrahimi,
  • Shyhrete Haliti,
  • Visar Gashi,
  • Vjosa Haklaj,
  • Xhevahir Hysenaj.

Njoftim

Luten, të gjithë mjekët të cilët kanë aplikuar për specializime dhe kanë bërë ankesë pranë Bordit për Shkollim Specialistik, pas shpalljes së rezultateve, që përgjigjet në ankesat e tyre mund të vijnë t’i marrin ditën e mërkurë, datë 26 tetor 2016, nga ora 09:00-11:00, në zyrën 025 në MSH.

Njoftim

Lusim kandidatët që janë në  specializim para vitit 2014 të lajmërohen për nënshkrimin e aneks kontratave me datën 24.10.2016, në zyrën 025 të MSh-së.

Kandidatët në ditën e nënshkrimit të aneks kontratave duhet te sjellin:

  1. Një vërtetim nga ATK për gjashtë muaj;
  2. Një vërtetim nga Trusti Pensional  për gjashtë  muaj;

Vërejtje: Ata kandidatë që nuk i  sjellin këto vërtetime nuk kanë mundësi t’i nënshkruajnë aneks kontratat.

 

 

Njoftim për specialistët

Prishtinë, 17 tetor 2016

Ministria e Shëndetësisë njofton specialistët që sipas listave të publikuara më 4 tetor 2016 janë caktuar që të angazhohen për periudhën tetor-dhjetor 2016 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që duke filluar prej ditës së martë, 18 tetor 2016, nga ora 13:30,  të vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë për të nënshkruar kontratat për angazhimin e përkohshëm në punë në këtë qendër.

Të tjerët ndërkaq, të caktuar për t’u aktivizuar në institucione të tjera shëndetësore, kontratat do t’i nënshkruajnë pas ditës së enjte, për çfarë do të njoftohen sërish nga Ministria.

MSh informon, gjithashtu, se janë duke u shqyrtuar ankesat e ndryshme, pas publikimit të listave me datë 4 tetor 2016 dhe në njoftimet e radhës, do të publikohen listat përfundimtare për të gjithë të angazhuarit.

 

 

Njoftim për specializantët

Njoftohen të gjithë specializantët që e kanë fituar specializimin në vitin 2014 në kategorinë B dhe C të lajmërohen për nënshkrimin e aneks kontratave sipas orarit në listë.

 Lista-e-specializantëve-B-C 

 Deklarata  e specializantëve me vetëfinancim

Kandidatët në ditën e nënshkrimit të aneks kontratave duhet te sjellin:

  1. Kopjen e letërnjoftimit
  2. Kopjen e kartelës së bankës
  3. Një vërtetimin nga ATK –ja për gjashtë (6) muaj
  4. Një vërtetim nga Trusti pensional  për gjashtë ( 6) muaj
  5. Ata kandidate që nuk i  sjellin këto vërtetime nuk kanë mundësi t’i nënshkruaj aneks kontratat

 

Rezultatet e konkursit të specializimeve 30.09. 2016

Shkarko rezultatet

 

Njoftim për-orarin e intervistimit për kandidatët e konkursit të specializimeve

Njoftim

Konkursi i specializimeve 2016

 

Njoftim

Lusim të gjithë specializantët, që kanë aneks kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, që të sjellin në formë të raportit punën njëvjeçare (tetë orëshin javor).

Raportet të sillen prej datës 04.08.2016 deri më 19.08.2016, në zyrën 025 të MSh-së.

 

Njoftim

Njoftohen të gjithë specializantët që janë me aneks kontratë, dhe që paguhen përmes performances, që prej datës 21.09.2015 prej orës 9.00 deri 11.00, të vijnë në zyrën 025 të MSh-së, për nënshkrimin e aneks kontratave (njoftimi vlen për specializantët qe ju ka skaduar aneks kontrata)

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët për specializime që janë ankuar në shkallën e dytë të ankesave se vendimet i kanë të gatshme dhe duhet të lajmërohen në zyrën 025 në Ministrinë e Shëndetësisë për tërheqje të tyre.

NJOFTIM

Ju njoftojmë se kandidatët qe kanë bërë ankesa në shkallën e dytë të ankesave të lajmërohen në zyrën 025 për marrjen e vendimeve nga ky komision me dt. 01.12.2014 në ora 14.00

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë  kandidatët që  kanë fituar specializimin në grupin B dhe Grupin C të lajmërohen në zyrën 025 për nënshkrimin e  kontratës me datën 26.11.2014 prej orës 14.00

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët që e kanë  fituar specializimin në Grupin  A1,   në konkursin e vitit 2013  ( ata të cilët e kanë nënshkruar deklaratën) që të vijnë në Ministri të Shëndetësisë për nënshkrimin e aneks- kontratave me datën 10.11.2014,  prej orës 14:00.

Njoftim

Njoftohen kandidatët, të cilët janë ftuar për nënshkrimin e aneks -kontratave për ditën e premte (7 nëntor 2014), që nënshkrimi i kontrateve shtyhet për një ditë tjetër, për të cilën do të ju informojmë në njoftimin e radhës.

Njoftim

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë fituar specializimin në dhjetor të vitit 2013 me pagë nga Ministria e Shëndetësisë, që të lajmërohen në zyrën nr. 025 (në MSH) për plotësimin e deklaratave, me dt. 31.10.2014, prej orës 14:00.

Njoftim

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton kandidatët që kanë fituar specializimin në konkursin e fundit që të lajmërohen të mërkurën, me 01.10.2014  në Ministrinë e Shëndetësisë ( Zyra nr. 025 ) prej orës 14:00  për marrjen e vendimeve.

Njoftim

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton kandidatët e  specializimit me vetëfinancim (ata që e kanë filluar specializimin), që të lajmërohen të mërkurën, më 24. 09. 2014 në Ministrinë e Shëndetësisë (Zyra nr.025), prej orës 09:00-15:00,  për nënshkrimin e Aneks-kontratave për kompensim financiar të shkollimit specialistik në kohë zgjatje prej një viti me mundësi të ripërtritjes.

 

Njoftim

Lajmërohet të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar specializimin nga mjekësia familjare  të vijnë në zyrën e BQSHS në Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e vendimeve  prej dt. 16 shtator 2014 nga ora 14:00 – 15:30 .

 

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS)

 

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) në mbledhjen e mbajtur më 20. 08. 2014 vendosi:

  1. Bazuar në rekomandimin e Auditorit të Brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë kërkohet të bëhet verifikimi i dokumenteve të kandidatëve që kanë konkurruar për specializime në kuadër të VDM;
  2. Të gjithë kandidatët të cilët deri në mbylljen e konkursit nuk e kanë plotësuar kriterin e kohës një vjeçare nga data e licencës hiqen (anulohen) nga lista e rezultateve përfundimtare.

 

Rezultatet përfundimtare të konkursit të specializimeve

Konkurs për ndarjen e specializimeve

Njoftim

08.05.2014

Specializantët e rinj, të cilëve u është lejuar specializimi në konkursin e fundit, duhet të lajmërohen në KS përkatës me këto dokumente:

– Vendimi I lejimit të specializimit

-Libreza e edukimit mjekësor.

KS i cakton mentorin dhe shënon datën e fillimit të specializimit në librezë.

Njoftim

Lajmërohen tё gjithë specializantët  qё kanё fituar specializimin tё vijnë në Zyrën e BQSHS në Ministrin e Shëndetësisë të marrin vendimet si nё vijim:

  1. Grupi  A1 me datёn 02.05.2014 duke filluar prej orёs 9.00 deri nё ora 11.00 prej nr.1 deri 20.

Kurse prej nr.21 deri 56 prej orёs 14 deri 15.30

2.  Grupi  C me datёn 05.05.2014 prej orёs 9.00 deri 11.30

3. Grupi B me datёn 06.05.2014 duke filluar prej orёs 9.00 deri nё ora 11.00 prej nr. 17 deri 50 kurse prej nr.51 deri 100 prej orёs 14 deri 15.30

4. Grupi B me datёn 07.05.2014 duke filluar prej orёs 9.00 deri nё ora 11.00 prej nr. 101 deri 157

5. Grupi A2 dhe Ç si dhe tё gjithё tё tjerёt qё nuk i kanë tërhequr vendimet.

 

 

Njoftim

Prishtinë, 22.04.2014

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS), njofton specializantët e stomatologjisë të cilët kanë fituar ndarjen e specializimeve nga Ministria e Shëndetësisë, që ditën e mërkurë, 23.04. 2014, të vijnë në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë për konsultime.

Grupi i parë nga numri 1-40, prej orës 9:00 deri 11:00

Grupi e dytë nga numri 40-70, nga ora 14:00 deri 15:30

Njoftim

Prishtinë,  17 Mars 2014

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton të gjithë aplikantët e mjekësisë grupi A1 nga nr.57 -100,  që të lajmërohen në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë ditën e martë,  dt. 18.03.2014 nga ora 10:00 deri 14:00 për  konsultime

 

Njoftim për shpalljen e specializimeve

Prishtinë, 24 Shkurt 2014

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton fituesit e specializimeve se konsultimet për përzgjedhjen e specializimeve bëhen sipas orarit:

Stomatologjia:
Me dt. 26.02.2014                   Ora: 10:00                      Grupi: A1, A2, B
Me dt. 27.02.2014                   Ora: 10:00                      Grupi: C, Ç

Mjekësia:
Me dt. 04.03.2014                    Ora: 10:00                     Grupi: B (1-50)
Me dt. 05.03.2014                    Ora: 10:00                     Grupi: B ( 51-100)
Me dt. 06.03.2014                    Ora: 10:00                     Grupi: B ( 101-158)
Me dt. 11.03.2014                     Ora: 10:00                     Grupi: A1 (1-56)
Me dt. 12.03.2014                     Ora: 10:00                     Grupi A2 + Ç
Me dt. 13.03.2014                     Ora: 10:00                     Grupi C

Koha e ankesave : 24.02.2014 deri me 11.03.2014

Rezultatet përfundimtare për Specializime

 

Njoftim për kandidatët për specializime

Prishtinë, 10 shkurt 2014

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton kandidatët pjesëmarrës në konkursin e specializimeve, të cilët kanë ndonjë vërejtje lidhur me këtë konkurs, ndërlidhur me ta, se do ta kenë të drejtën që të lajmërohen në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë ditën e martë, e mërkurë dhe e enjte (11, 12 dhe 13 shkurt 2014), prej orës 12:00 për konsultime.

Njoftim për kandidatët për specializime

Prishtinë, 03.02.2014

Mjekët që kanë konkuruar për specializime dhe që i përkasin Grupit C, ftohen për konsultime:

E premte:    07.02.2014, në ora 11:00, në zyrën e BQSHSMSH.

 

Njoftim për kandidatët për specializime

Prishtinë, 29.01.2014

Mjekët që kanë konkuruar për specializime dhe që i përkasin Grupit B, ftohen për konsultime:

 E hënë:          03.02.2014, në ora 11:00, në zyrën e BQSHSMSH, Grupi B prej numrit rendor  1-55.

E martë:         04.02.2014, në ora 11:00, grupi i njëjtë nga numri 56-110.

E mërkurë:     05.02.2014, në ora 11:00, grupi i njëjtë prej numri 111-166.

E enjte:           06.02.2014, në ora 11:00, grupi i mjekëve nga Presheva.

 

 

Njoftim për kandidatët për specializime

 

Bordi Qendror për Shkollim Specialisitik ( BQSHS), në mbledhjen e mbajtur me datën 22.01.2014 mori vendim që të publikohen rezultatet për konkursin e specializimeve dhe të ftohen kandidatët nga lista e publikuar në ueb-faqe të Ministrisë së Shëndetësisë, për ndarjen përfundimtare të llojeve të specializimeve në bazë të rezultateve sipas radhitjes në listë.

Kandidatët për specializime në fushën e Stomatologjisë, ata nga Grupi A1 ( 5 kandidatët e parë ), Grupi B  ( 12 kandidatët e parë ) dhe 13 kandidatët e parë nga Grupin C ,  duhet të paraqiten të hënën më 27 janar, në ora 12:00, në zyrën e  BQSHS.

Mjekët që kanë konkurruar në A1 dhe janë të radhitur prej numrit 1-56, duhet të paraqiten në këtë zyrë të mërkurën, më 29 janar në ora 11:00.

Puna me palë  në këtë zyrë, kryhet çdo ditë pune prej orës  13:00 – 15:00:

 

Rezultatet:

Rezultatet e konkursit për specializme