Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Mjekësore



pharmacy-pillsfaqe241Agjencia për Produkte Medicinale e Kosovës (APMK), në kombinim me Doganat e Kosovës, kontrollon importin e produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale. Për importimin e këtyre produkteve kërkohet licenca valide për import.

Importi i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale rregullohet me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, nr. 03/L-188, Neni 14, dhe normat tjera ligjore. APMK është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së njerëzve duke ofruar produkte dhe pajisje cilësore dhe

të garantuara mjekësore, dhe shërbime të ndërlidhura me produktet dhe pajisjet mjekësore përmes licencimit të kompanive profesionale dhe individëve.

Sipas Ligjit, APMK rregullon prodhimin, importin dhe shpërndarjen e produkteve medicinale, substancave aktive, produkteve bimore, shtesave dietale, substancave joaktive, vitaminave me dozë terapeutike, pajisje mjekësore (makineri për fotografime mjekësore, laserë mjekësorë, pajisje për asistencë jetësore, diagnostifikim artificial, etj.).

Për më shumë informata mbi kërkesat për licencim të APMK-së dhe procedurat e importit klikoni në këtë vegëz.

Informatat kontaktuese për agjencinë për produkte medicinale e kosovës

Rrethi i Spitalit – QKUK, 10000 Prishtinë, Kosovë

+381 (0)38 512 807; +381 (0)38 512 808

sejde.tolaj@rks-gov.net

http://www.akpm-rks.org/

08:00 – 16:00

Për më shumë vizito: www.akpm-rks.org