Departamenti për Zhvillim Strategjik Shëndetësor



Të nderuar,

Ju informojmë se Grupet punuese për hartimin e udhërrëfyesve klinik kanë përgatitur draftet finale të tre (3) udhërrëfyesve klinik:

  1. Parandalimi dhe menaxhimi i hemorragjisë postpartale primare – kliko-upk-i-draft-final
  2. Menaxhimi i preeklampsisë së rëndë dhe eklampsisë –kliko-upk-ii-draft-final
  3. Skrinimi dhe trajtimi i lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës – kliko-upk-iii-draft-final

Bazuar në Udhëzimin Administrativ 08/2015 – Udhërrëfyesit dhe protokollet klinike, Neni 13, pika 5 dhe 6, Shoqatat profesionale kanë afat 30 ditë për komente të cilat dorëzohen te Kryesuesit e grupeve për hartim të udhërrëfyesve klinik:

  1. Dr. Myrvete Paçarada – myrvetepacarada@yahoo.com
  2. Dr. Shefqet Lulaj – shlulaj@yahoo.com
  3. Dr. Syheda Latifi Hoxha – drsyheda@yahoo.com

Komentet i dërgoni edhe në adresat e poshtëshënuara:

  1. Arbëresha Turjaka – Kryesuese e Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe protokolle klinike – arberesha.turjaka@rks-gov.net
  2. Diana Haxhiu Budima – Sekretari e Këshillit – diana.haxhiu@rks-gov.net

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Zhvillimi Strategjik Shëndetësor janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për shërbime shëndetësore nëpërmjet sistemit të përcaktuar të monitorimit dhe të vlerësimit;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kornizës ligjore për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me standardet dhe normat ndërkombëtare;
  • Planifikon aktivitetet për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të sektorit të shëndetësisë në pajtim me mundësitë financiare në dispozicion përfshirë sektorin e shëndetësisë publike;
  • Ofron këshilla profesionale për zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave në fushën e sistemit shëndetësor;
  • Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë;
  • Ofron mbështetje në përcaktimin e nevojave për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore, përfshirë ndërtesat dhe pajisjet mjekësore; të shërbimeve të integruara mjekësore;
  • Planifikon projektet e partneritetit të mundshëm publiko–privat në sektorin e shëndetësisë;
  • Siguron koherencën e politikave dhe strategjive shëndetësore në vend.

Divizionet

Publikime

Raporti i ankesave DDQKSh viti 2016 

Raporti i ankesave gjashtëmujor 2016

Hulumtimi për Qasje në IPSH-PAK

 

Drejtor i Departamentit -Dr. Naim Bardiqi

IMG_6702

 

 

 

 

 

 

Kontakti:

Tel: 038 200 24 218

E-mail: naim.bardiqi@rks-gov.net