Departamenti për Shëndetësinë në Burgje



Departamenti Shëndetësor i Burgjeve të Kosovës 

Fushëveprimi 

  1. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në burgjet e Republikës së Kosovës organizohet dhe funksionon si pjesë integrale e sistemit shëndetësor të vendit.
  2. Shërbimi shëndetësor që funksionon në burgje të cilat janë nën autoritetin e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të specifikave organizohet dhe mbikëqyret nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) në Ministrinë e Shëndetësisë.

Përkufizimi 

1.  Shërbimi shëndetësor i burgjeve të Republikës së Kosovës – nënkupton shërbim profesional autonom, që në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe banorëve të vendosur në institucionet korrektuese

  1. Departamenti shëndetësor i burgjeve – nënkupton DSHB departamentin profesional të Ministrisë se Shëndetësisë qe menaxhon dhe monitoron funksionimin e shërbimeve shëndetësore përmes njësive shëndetësore në institucionet shëndetësore të cilat janë të vendosura në burgje e të cilat janë pronë e Ministrisë se Drejtësisë.
  2. NjShB – nënkupton Njësinë Shëndetësore të Burgjeve e cila është forma specifike dhe organizative shëndetësore e vendosur në burgun përkatës dhe përmbledh të gjitha aktivitete shëndetësore që kryhen në atë burg.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit shëndetësor të burgjeve janë:

  • Monitorimi dhe menaxhimi i punës së institucioneve shëndetësore ne burgje (8 ambulancave, 2 stacionareve shëndetësor, 1 institucioni për kujdes shëndetësor për personat me nevoja te veçanta dhe 1 institucioni shëndetësor për kujdesin e nënës dhe fëmijës);

1.2. aplikimin e planit te veprimit nga strategjia sektoriale e MSH-se për shëndetësinë në burgje lidhur me funksionimin e këtij shërbimi ne harmoni me rregullat e sigurisë se burgjeve;

1.3. bashkëpunimin e ngushtë me Organin Qendror të Administratës Shtetërore /SHKK/MD dhe me drejtoret e burgjeve, të cilat janë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të ofrimit të kujdesit shëndetësor të njëjte si për qytetarët e lirë si dhe bashkëpunimin me gjykatat dhe prokurorit për trajtimin, ekspertizën dhe raportimin shëndetësor dhe psikiatrik për persona te caktuar sipas kërkesës;

1.4. aplikimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në aspektin shëndetësor;

1.5. mbikëqyrjen dhe raportimin e rregullt të kushteve higjeniko-sanitare, ushqimit dhe ujit në burgje si dhe marrjen e masave të vazhdueshme për parandalimin e epidemive dhe marrjen e masave kundër epidemike në rast nevoje;

1.6. dhënien e këshillave profesionale për rastet vështirë të menaxhueshme dhe rasteve që kërkojnë trajtim multidisciplinar dhe ndër sektorial;

1.7. bashkëpunimin me të gjitha institucionet shëndetësore të vendit duke filluar nga ato të shëndetit primar, sekondar, terciar si dhe menaxhimin e dhomave të sigurta në institucione shëndetësore publike dhe menaxhimin e terminëve për trajtim të burgosurve në institucione shëndetësore publike;

1.8. mbështetje në menaxhimin e situatave të komplikuar në burgje të cilat lidhen me shëndetin si grevat e urisë, tentim vetëvrasjet, dhunën në burgje, vdekjet në burgje etj.

1.9. Funksionimi i këtij Departamenti realizohet përmes Njësive Shëndetësore të vendosura në secilin burg (10).

1.10. Aktivitetet nga përgjegjësia e Departamentit menaxhohen në bashkëpunim me koordinatoret përgjegjës për çështje specifike.

  1. Udhëheqësi i Departamentit shëndetësor të burgjeve raporton tek Ministri i Shëndetësisë.
  2. Departamenti Shëndetësor i burgjeve menaxhon njësit shëndetësore të burgjeve sipas organogramit të MSH.
  3. DSHB ka katër (4) koordinator:

4.1. Koordinatori për shërbime shëndetësore në burgje,

4.2. Koordinatori për shëndet mendorë në burgje,

4.3. Koordinatori për shërbime farmaceutike në burgje,

4.4. Koordinatori për te dhëna, termine dhe koordinim me SHSKUK.

  1. Njësitë shëndetësore të burgjeve -ne tekstin e më poshtëm NjShB- janë forma të organizmit shëndetësore në secilin burg sipas specifikave të tij. Ekzistojnë dhjetë Njësi Shëndetësore të Burgjeve të ndara sipas lokacionit:

5.1.   NjShB në QK të Dubravës,

5.2.   NjShB në QK të Lypjanit,

5.3.   NjShB në QP të Lypjanit,

5.4.   NjShB në QK të Smrekovnicës,

5.5.   NjShB në QP të Prishtinës,

5.6.   NjShB në QP të Pejës,

5.7.   NjShB në QP të Prizrenit,

5.8.   NjShB në QP të Mitrovicës,

5.9.   NjShB në QP të Gjilanit,

5.10. NjSHB në BSL në Gerdoc.

Institucionet Shëndetësore te burgjeve janë format specifike të organizimit të institucioneve shëndetësore në kuadër të NjShB të cilat licencohen nga MSh.

11.1. Llojet e institucioneve shëndetësore të burgjeve janë:

11.1.1. Ambulanca e burgut;

11.1.2. Stacionari i burgut;

11.1.3. Institucioni shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta;

11.1.4. Institucioni shëndetësor për kujdesin e nënës dhe fëmijës. 

Funksionimi i Shërbimit Shëndetësor te Burgjeve 

  1. Funksionimi i DSHB 

1.1. Departamenti shëndetësor i burgjeve është i vendosur në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

  • Ministri i Shëndetësisë menaxhon drejtpërsëdrejti Departamentin Shëndetësor të Burgjeve në funksion të garantimit të antonimisë profesionale në bashkëpunim me MD dhe ShKK.
  • Departamenti Shëndetësor i Burgjeve udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit.
  • Drejtori i DSHB ka përgjegjësin të funksionimit të shërbimeve shëndetësore në burgje dhe mbikëqyrjen si dhe lidhshmërinë në mes të dy ministrive duke ofruar shërbime profesionale shëndetësore në burgje të nivelit të njëjtë me sistemin shëndetësor publik.
  • DShB ka (4) katër koordinator për fushat e veta të cilët i përgjigjën Drejtorit te DShB.

1.6. Te gjitha procedurat administrative, të personelit, të financave, të prokurimit dhe shërbimeve të tjera, kryhen sipas proceduarve të MSh, nga njësitë organizative përkatës përmes Sekretarit te Përgjithshëm të Ministrisë.

1.7. Sekretari i i Përgjithshëm i MSh garanton dhe mundëson bashkëpunimin me njësitë e tjera të MSh në funksion të integrimit të plotë të DShB në kuadër të sistemit shëndetësor të vendit.

1.8. Prioritetet, plani strategjik dhe ai i punës, kujdesi shëndetësor për të burgosurit janë autonome dhe të garantuara të cilat nuk mund të ndryshohen pa kërkesën e Drejtorit të DShB dhe pa aprovimin e Ministrit te Shëndetësisë në asnjë situatë në funksion te mbrojtjes së ofrimit të kujdesit shëndetësor adekuat, autonom profesional, human dhe të nivelit të njëjtë me qytetaret e tjerë.

1.9. Drejtori i DSHB ka të drejte të kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë për ndryshime të planit, buxhetit, strategjisë së punës në harmoni me ndryshimet dhe nevojat eventuale shëndetësore dhe menaxhuese në situata të caktuar të pa parashikueshme si rezultat i ndonjë ndryshimi jashtë planit, paraqitjes së çfarëdo forme të pa planifikuara (protestë, grevë, rebelim, epidemi, sulm me dëme shëndetësore, ndërrim të destinacionit të burgut, hapje e burgut të ri etj).

  1. Funksionimi i NjShB

2.1. Njësia Shëndetësore e burgut është forma specifike dhe organizative shëndetësore e cila është e vendosur në burgun përkatës dhe përmbledh të gjitha aktivitete shëndetësore që kryhen ne atë burg. 

2.2. NjShB menaxhohet nga Udhëheqësi i njësisë shëndetësorë të burgut.

2.3. Udhëheqësit e NjShB i raporton Drejtorit te DShB.

2.4. Udhëheqësi i NjShB është autoriteti menaxhues i te gjitha aktiviteteve shëndetësore dhe personelit shëndetësor të asaj njësie.

2.4.1. Udhëheqësi i NjShB është menaxher i plotë i personelit të asaj njësie vijueshmërinë, orarin, vlerësimin, propozimin e masave dhe aktivitete të tjera të përcaktuara me rregullore të brendshme.

2.4.2. Udhëheqësi i NjShB mban përgjegjësinë dhe raporton për gjendjen shëndetësore në mënyrë rutine, periodike dhe sipas nevojës dhe sipas kërkesës nga personat e autorizuar. Për këto raporte ai njofton çdo herë Drejtorin e DShB dhe Drejtorin e burgut.

2.4.3. Vetëm kërkesat jashtë rutine dhe kërkesa jashtë autorizimit te tij me përshkrim të vendit të punës duhet të aprovohen paraprakisht nga Drejtori i DShB.

2.4.4. Udhëheqësi i NjShB jep raporte shëndetësore për zyrtaret kompetent me kërkesë drejtuar atij ose me kërkesë drejtuar drejtorit te burgut ose me kërkesë të Drejtorit të DShB.

2.4.5. Te gjitha shkresat që dalin nga burgu, lidhur me të burgosurit, nga ana e stafit mjekësor, i kopjohen Drejtorit te DShB dhe Drejtorit te Burgut në rast nevoje.

2.4.6. Të shkresat të cilat nuk janë në kompetence të NjShB dërgohen përmes drejtorit të DShB.

 

  1. Funksionimi i IShB

3.1. Institucionet shëndetësore organizohen sipas specifikave të paracaktuara me ligj dhe janë të vendosura në burgje.

3.2. IShB janë 4 lloje sipas ligjit për shëndetësi të cilat duhet të funksionojnë sipas protokolleve dhe standardeve te përcaktuara.

3.3. IShB janë pjesë integrale e NjShB dhe menaxhohen nga Udhëheqësi i NjShB.

3.4. Të gjitha rregullat e funksionimit qe vlejnë për NjShB, vlejnë edhe për IShB.

  1. Stafi i DShB 

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka 122 staf mjekësor te rregullt dhe 16 konsultanta specialistë të lëmive të ndryshme.

IMG_2150

 

 

Drejtor i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve

Dr. Milazim H. Gjocaj, dr.sci

CV Milazim H. Gjocaj 

 

 Raport vjetor i DShB -viti 2015

Takimi përmbylles i DSHB për vitin 2015

2 1 Organogrami i DSHB per MAP

0. Raporti Vjetor i DShB, 2016

4. Plani i punes i DShB per 2017

05-212 Proceduart e punes dhe PVP te DShB

5.0. PCF Buxheti 1

5.1. PCF Buxheti 2

05-212 Proceduart e punes dhe PVP te DShB

05-833 Proceduart e Metadonit ne Burgje

05-834 Hapesirat dhe pajisjet per Ambulanca te burgjeve