Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore



Detyrat dhepërgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore janë:

  •  Monitoron cilësinë e menaxhimit të institucioneve në të gjitha nivelet e sektorit shëndetësor;
  •  Ofron mbështetje në koordinimin e funksionimit të institucioneve shëndetësore dhe siguron integrimin optimal të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet përfshirë shërbimet e kujdesit emergjentë shëndetësor;
  • Siguron ndërlidhjen e shërbimeve publike dhe private shëndetësore me shërbimet shëndetësore të ofruara nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Ndihmon në hartimin e politikave/strategjive dhe legjislacionin që ka të bëjë me shërbimet e kujdesit shëndetësor;
  • Monitoron dhe raporton mbi aktivitetet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor që zhvillohen në kuadër të partneritetit publiko – privat;
  • Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e infermierisë.

Divizionet:

  • Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor;
  • Divizioni i Kujdesit Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor;
  • Divizioni i Shëndetit Mendor;
  • Divizioni i Shëndetit të Nënës dhe Fëmiut;
  • Divizioni i Infermierisë;
  • Divizioni i Shërbimeve të Veçanta Shëndetësore.

Xhevati

Drejtor I DShSh-së,  Dr. Xhevat Ukaj

Kontakti:
038 – 211 – 864
038 – 200 – 24 — 013
xhevat.ukaj@rks-gov.net