Please update your Flash Player to view content.
 
Home

Ministria e Shëndetësisë

Print E-mail

Ministri Agani u takua me Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu

Thursday, 02 May 2013 06:36
Translation is on process....

 

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Stamboll, Ministri Ferid Agani është takuar me Kryeministrin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Dr. Mehmet Muezzinoglu, me të cilët është biseduar për thellimin e bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.
Në këtë takim, Ministri Agani ka kërkuar rritjen e numrit të pacientëve kosovarë që trajtohen falas në spitalet e Turqisë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Turqi dhe ndihmën e shtetit turk në procesin e anëtarësimit të Kosovës, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Në takimet në Stamboll, Ministri Agani është i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës, z. Fikrim Damka.
Në këtë simpozium ndërkombëtar në Stamboll, po merr pjesë edhe vet drejtoresha ekzekutive e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, znj. Margaret Chan.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, po merr pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar kushtuar politikave globale rreth alkoolit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me ftesë të homologut të tij nga Republika e Turqisë, Mehmet Muezzinoglu.
 
Share/Save/Bookmark
 
Print E-mail

Në Spitalin e Mitrovicës u vendos gurthemeli i Repartit të Pediatrisë

Monday, 22 April 2013 12:04
Translation is on process....


 
Mitrovicë, 20. 04. 2013
 
Në Spitalin Rajonal të Mitrovicës "Dr. Sami Haxhibeqiri" u vu guthemeli i objektit të Repartit të Pediatrisë, projekt ky i financuar nga Shoqata Humanitare "Nënë Tereza-Gjermani (Mutter Teresa Deutchland E.V. Humanitare Hilfsorganisation"), e përfaqësuar nga dr. Shaqir Gashi.
Në vendosjen e këtij gurthemeli morën pjesë Ministrat Ferid Agani (MSh) e Bajram Rexhepi (MPB), U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së Gani Shabani, kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, zyrtarët më të lartë të SR të Mitrovicës, profesionistë shëndetësor dhe qytetarë të komunës së Mitrovicës.

Read more...
 
 
 
Print E-mail

Ministri Agani priti Rektorin e Universitetit Nigde të Turqisë

Wednesday, 17 April 2013 13:46
Translation is on process....

 



Prishtinë, 17. 04. 2013

Ministri i Shëndetësisë prof. dr. Ferid Agani priti sot në takim Rektorin e Universitetit Nigde, z. Adnan Goroyr dhe një grup studentësh kosovarë të cilët studiojnë në qytetin Kale të Turqisë.
Në këtë takim, Ministri Agani dhe Rektori Goroyr kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit midis këtij Universiteti dhe institucioneve shëndetësore kosovare, në fushën e edukimit të vazhduar profesional dhe të zhvillimit të programeve të tjera nga fusha e mjekësisë.

Read more...
 
 
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
Page 1 of 24
Banner